image Konflikti me armë ku u plagosën 4 persona në video-incizimet e kamerave të sigurisë

Kosovë

Prishtinë/ Konflikti me armë ku u plagosën 4 persona në video-incizimet e kamerave të sigurisë

news image

Dje pas mesnate një konflikt me armë jashtë klubit të natës “Duplex” në Prishtinë ka lënë 4 persona të plagosur, derisa qytetarët që gjendeshin aty janë tmerruar nga ngjarja mafioze.

Konflikti në mes dy grupeve të cilët kishin nisur ‘betejë’ e frikshme me armë, shpërfaqet më së miri në video incizimet nga kamerat e sigurisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga informacionet e marra nga gazeta, mësohet së në vendin e ngjarjes janë shkrepur së paku 15 plumba.

Policia në vendin e ngjarjes kishte sekuestruar tri armë zjarri të cilat dyshohet se ishin përdorur në përleshje, ndërsa personat të cilët i kanë identifikuar, nuk kanë arritur ende t’i arrestojnë. /Gazeta Sinjali/