image Konflikt mes kushërinjve në Korçë, përdoren edhe armë zjarri

Shqipëri

Konflikt mes kushërinjve në Korçë, përdoren edhe armë zjarri

news image

Një konflikt mes dy kushërinjve në fshatin Podgorie të Korçës është përshkallëzuar në përdorimin e armëve të zjarrit, përcjell Gazeta Sinjali.

Mediat në Shqipëri raportojnë se konflikti në mes kushërinjve fillimisht ishte verbal, mirëpo më pas njëri prej tyre kishte qëlluar me pushkë.

Incidenti ka kaluar pa persona të lënduar, kurse policia ka arrestuar autorin që ka përdorur pushkën, shtetasin Ervin Gura.

Mësohet se kushërinjtë janë konfliktuar për motive të ulëta dhe ngjarja ka ndodhur afër banesës së autorit.

Ndërkaq, policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rastit. /Gazeta Sinjali/