image Konfiskohen mbi 250 kg mish të dyshimtë në Pejë, arrestohet pronari

Kosovë

Siguri/ Konfiskohen mbi 250 kg mish të dyshimtë në Pejë, arrestohet pronari

news image

Një person është arrestuar mbrëmë, pasi në mishtoren e tij janë gjetur 263 kg mish i trajtuar në kushte jo adekuate, raporton Gazeta Sinjali.

Raportohet se mbrëmë rreth orës 23:00, inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë kontrollit në lokalin e të arrestuarit në Pejë kanë gjetur mish të trajtuar në mënyrë jo të mirë.

“Mishi është asgjësuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/