Dogana e Kosovës ka njoftuar se nga njësitet e Antikontrabandës në Doganë është identifikuar dhe ndaluar një automjet i dyshimtë, i cili ishte duke kontrabanduar 1019 kilogramë fruta të thata nga Maqedonia e Veriut.
Vlera e mallit të konfiskuar, sipas Doganës, është shtatë mijë euro.
“Me ketë rast ështe ndaluar malli në sasi prej 1019 Kg Fruta të thata (Lajthi, Arra, Badem, Fistek, Arrra Indiane etj) me vlerë te perafert rreth 7,000.00 Euro”, thuhet në komunikatë.