Në Jarinje, sot janë kapur autopjesë me mbi 10,000 euro vlerë, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë kontrolleve në pikë kalimin kufitar të Jarinjes në vijën e dytë të kontrollit në një automjet me targa të Serbisë Policia ka hasur në sasi të madhe të mallrave autopjesë të reja për vetura.
Vlera fillestare e tyre është mbi 10,000 euro.
Në njoftim për media bëhet e ditur se të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtëse.
Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095./GazetaSinjali/