image Konfiskohen armë e municion në Pejë e Deçan (FOTO)

Siguri

Konfiskohen armë e municion në Pejë e Deçan (FOTO)

news image

Policia e Pejës, dje gjatë patrullimit, ka ndaluar vetura me targa vendore, ku gjatë kontrollit ka konfiskuar armë e municion, shkruan Sinjali.

E për këtë janë arrestuar tre persona, të cilëve iu është gjetur:

  • 1 (një) armë automatike AK 47
  • 1 (një) karikator i armës AK 47
  • 1 (një) armë automatike e tipit Zig Zauer
  • 1 (një) karikator i armës Zig Zauer
  • 1 (një) dylbi e armës Zig Zauer
  • 4 (katër) fishek të kalibrit 7.62mm
  • 1 (një) sprej OC

Ndërsa në Deçan, pasi ka pranuar një video ku një person ka  shtënë me armë, policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka kontrolluar shtëpinë e tij, ku janë gjetur:

  • 1 (një) Pushkë me laser cal: 7.62mm,
  • 1 (një) Pushkë gjuetie 12mm,
  • 1 (një) Tytë e cal i panjohur
  • 1 (një) dylbi e pushkës
  • 1 (një) laser për armë
  • 120 (njëqind e njëzet) copë fishek të cal: 7.62mm
  • 25 ( njëzet e pesë) fishek cal:12mm.

/GazetaSinjali/