image Konfirmon Stano: Kurti dhe Vuçiq ftohen nga Borrell në Bruksel javën e ardhshme

Politikë

Konfirmon Stano: Kurti dhe Vuçiq ftohen nga Borrell në Bruksel javën e ardhshme

news image

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë të ditur se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq në një takim për krizën në Bruksel javën e ardhshme.

“Në dritën e përshkallëzimit aktual dhe në mungesë të hapave kuptimplotë drejt de-përshkallëzimit, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell ftoi dy liderët e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel javën e ardhshme për një takim krize”, tha Stano.

Ai shtoi se për momentin nuk mund të japë më shumë detaje.

“Nuk mund të them asgjë më shumë sepse sigurisht që proceset janë në vazhdim. Më shumë detaje do të publikojmë më vonë”, tha Stano.

/GazetaSinjali/