Një person ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme pas një aksidenti që ndodhi në magjistralen Gjakovë-Prizren.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 14:05 dhe të përfshirë në aksident kanë qenë një motoçikletë dhe një veturë, ku për pasojë ka ndërruar jetë ngasësi i motoçikletës.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, i cili ishte 33 vjeçar.
“Rreth orës 14:05 ka ndodhur aksident trafiku në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren). Të përfshirë në aksident kanë qenë një motoçikletë dhe një veturë ku për pasojë ngasësi i motoçikletës ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor në vend-ngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull i lindur në vitin 1990. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, deklaroi Elezaj.