image Konfirmohet vdekja e parë nga koronavirusi në Greqi

Rajon

Rajoni/ Konfirmohet vdekja e parë nga koronavirusi në Greqi

news image

Vdekja e parë nga koronavirusi në Greqi u shënua në orën 03:15 të mëngjesit të sotëm.

Siç raportojnë mediat greke, viktima kishte vizituar Jeruzalemin bashkë me me 49 persona të tjerë dhe janë kthyer me autobus. Mësohet se shumica prej tyre janë prekur nga virusi në fjalë. Vdekja e parë nga koronavirusi në vendin fqinj u regjistrua në orën 03:15 të mëngjesit.

Ndërkohë autoritetet janë të shqetësuara pasi 10% e rasteve të të prekurve nuk dihet se ku e kanë marrë virusin, fakt që sipas specialistëve do të rrisë rastet sot ose në ditët në vijim. Nga 98 të prekurit 40 trajtohen në spitale dhe 58 janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre.

Në gjendje serioze ndodhet edhe një 53-vjeçar në spitalin Axepa në Selanik. Të shqetësuara janë gjithashtu autoritetet pasi vlerësohet se 100 mjekë dhe infermierë në spitalet e vendit kanë hyrë në karantinë pasi kishin kontakt me të prekurit nga virusi./Gazeta Sinjali/