Prezantuesja e televizionit britanik, Caroline Flack, është vetëvrarë përderisa pritej të përballej me hetime dhe një proces gjyqësor, pasi që ishte e akuzuar për dhunim të partnerit të saj.
Sipas BBC-së, ky është përfundimi i deklaruar nga mjekësia ligjore.
Kujtojmë që, më 15 shkurt ajo u gjend e vdekur në shtëpinë e saj në Stoke Newington të Londrës.
Një ditë përpara këtij akti, ajo kishte mësuar se mund të hetohej dhe i trembej presionit të shtypit. Mjekja ligjore, Mary Hassell, zyrtarisht tha se vdekja e saj ishte një vetëvrasje. /Gazeta Sinjali/