image Konfirmohet rasti i parë me “Flurona” në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Konfirmohet rasti i parë me “Flurona” në Maqedoninë e Veriut

news image

Në Maqedoninë e Veriut është konfirmuar rasti i parë me “Flurona”.

Ministria e Shëndetësisë njofton se laboratori “Sinlab” i ka ofruar Institutit të Shëndetit Publik informacione për një rast të konfirmuar me fluoron (infeksion i kombinuar me virusin e gripit dhe koronavirus) te një pacient 26-vjeçar nga Komuna e Zajasit.

Sipas anketës epidemiologjike, pacienti me koinfeksion COVID-19/Influenza A, pak para datës 31.12.2021 është kthyer nga ShBA dhe sipas tij ka marrë një vaksinë për COVID-19, pra është rivaksinuar disa ditë para se të mbërrinte në Maqedoninë e Veriut, raporton abcnews.al./GazetaSinjali/