image Konfirmohet rasti i parë i koronavirusit edhe në një shtet tjetër

Botë

Botë/ Konfirmohet rasti i parë i koronavirusit edhe në një shtet tjetër

news image

Autoritetet shëndetësore në Afganistan e konfirmuan të hënën rastin e parë të koronavirusit në këtë shtet.

Ministri i Shëndetësisë, Ferozuddin Feroz, tha gjatë një konference për gazetarë në Kabul se në provincën Herat, në kufi me Iranin, tashmë është shpallur gjendja emergjente.

Zyrtari i lartë shtoi se personi i infektuar ndodhet në gjendje stabile dhe është duke u mbajtur në izolim.

“I këshillojmë të gjithë afganët që t’i shmangin udhëtimet e panevojshme drejt Iranit, kontaktet fizike dhe tubimet” tha ai në kohën kur në Iran u raportua për 50 të vdekur nga koronavirusi vetëm në një qytet.

Të dielën, autoritetet afgane thanë se dyshojnë për tre burra të infektuar, të cilët ishin kthyer nga Irani. Ata u mbajtën në karantinë dhe u bënë analizat e nevojshme, me ç’rast u zbulua rasti i parë i virusit.

Qeveria afgane ka kërkuar që të hartohet një program për kontrollimin e virusit, në të cilin do të përfshihen pikat e kontrollit në aeroporte, pikë-kalime kufitare dhe vende të tjera./Gazeta Sinjali/