image Prishet koalicioni mes LDK-së dhe VV-së në Prizren

Kosovë

Konfirmohet/ Prishet koalicioni mes LDK-së dhe VV-së në Prizren

news image

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka pas votimit të kryesuesit të Kuvendit të Prizrenit, ka dal në një konferencë për media ku ka thënë se kanë vendosur ta prishin koalicionin me LDK-në në këtë komunë.

Kjo sipas tij, u bë pasi LDK nuk ka marrë pjesë në votimin e kryesuesit, përcjell kp.

“Koalicioni me kushtëzime nuk ka kuptim të vazhdohet. Sot LDK e ka bojkotuar sërish mbledhjen e asamblesë komunale. Koalicioni me LDK-në ka qenë për asamblenë dhe kur asambleja komunale nuk funksionon, nuk ka kuptim të vazhdohet. Falënderoj drejtorët dhe nënkryetarin nga LDK për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në arritjen e prioriteteve tona qeverisëse”, ka thënë Haskuka./Gazeta Sinjali/