image Konfirmohet prania e variantit “Delta” në Shqipëri

Shqipëri

Konfirmohet prania e variantit “Delta” në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se është konfirmuar prania e variantit Delta të koronavirusit në Shqipëri.

“Në vijim të procesit të monitorimit të situatës së Pandemisë COVID-19 nga Instituti i Shëndetit Publik, pjesë e së cilës është dhe monitorimi për variantet qarkulluese, nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2.

Konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, i dyshuar nga sinjalet laboratorike dhe tashmë i konfirmuar nga Laboratori i Referencës në Berlin, përkon dhe me rritjen e infektimeve në 2 javët e fundit në vendin tonë”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

Aktualisht në Shqipëri janë kryer 1 134 085 vaksinime, nga të cilat, 496 714 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës antiCovid./Gazeta Sinjali/