image Konfirmohet një largim nga Arsenali - Sinjali

Konfirmohet një largim nga Arsenali

news image

Arsenali ka konfirmuar largimin e mesfushorit francez, Matteo Guendouzi në drejtim të Marseilles.

23-vjeçari ishte i huazuar në sezonin 2021-22 tek Marseille, teksa klubi francez e ka blerë kartonin e tij në mënyrë të përhershme.

“Si pjesë e marrëveshjes me OM, Guendouzi tani e ka bërë lëvizjen e tij të përhershme pasi kaloi 2021/22 në huazim me klubin e Ligue 1″, ka shkruar klubi londinez.

Në sezonin e parë ai u bë pjesë integrale e skuadrës së tyre, duke bërë 56 paraqitje në të gjitha garat gjatë sezonit.

Arsenali pritet të përfitojë rreth 10 milionë euro prej shitjes së franeczit.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: