image Konfirmohet nga të dy palët, LVV i dërgon ofertë të re LDK-së

Kosovë

Përpjekja për marrëveshje/ Konfirmohet nga të dy palët, LVV i dërgon ofertë të re LDK-së

news image

Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar ofertë rë re për bashkëqeverisje Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka pohuar se dje kjo parti ia ka dërguar ofertën e re LDK-së.

“Po, mund të konfirmoj se dje ia kemi dërgu një ofertë LDK-së”, ka thënë Manxhuka për Gazetën Sinjali.

Më herët, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa tha se propozimi i fundit është shumë i ngjashëm me atë paraprak dhe se kjo ofertë do të shqyrtohet gjatë ditëve të ardhshme.

“Dje nga Lëvizja Vetëvendosje kemi pranuar një propozim shumë të ngjashëm me atë të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, të cilat do t’i shqyrtojmë gjatë ditëve në vazhdim”, tha Mustafa, por pa dhënë detaje tjera”, ka deklaruar Mustafa.

Më shumë se 3 muaj nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, LVV dhe LDK nuk po arrijnë të merren vesh për ndarjen e pozitave qeverisëse.

Sipas deklaratave të fundit të drejtuesve të LVV-së, posti i kryeparlamentarit është çështje e padiskutueshme për këtë parti, ndërkaq as oferta e tyre e fundit nuk përmban ndryshim të qëndrimit në këtë drejtim.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dje pas takimit me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett tha se i takon LVV të gjejë zgjidhje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja. /Gazeta Sinjali/