image Konfirmohet nga klubi belg: Muja nënshkruan kontratë tre-vjeçare me Antwerpin

Futboll

Konfirmohet nga klubi belg: Muja nënshkruan kontratë tre-vjeçare me Antwerpin

news image

Royal Antwerp ka konfirmuar transferimin e Arbnor Mujës nga Drita.

Kosovari ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin belg, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

“Kosovari Arbnor Muja ka nënshkruar kontratë me RAFC. Muja (23) vjen nga FC Drita. Tashmë e njohim mirë atë klub pas përballjes së dyfishtë në raundin e dytë kualifikues të UEFA Europa Conference League.

Arbnor Muja është një sulmues/anësor i gjithanshëm. Kontrata është 3-vjeçare, me opsion për një sezon shtesë. Muja do të luajë me numrin 11“, ka shkruar klubi belg në faqen zyrtare.

Drita pritet t’i përfitojë 400 mijë euro nga largimi i Mujës.

/GazetaSinjaliSport/