image Konfirmohet: Milot Rashica luan të shtunën, pas një mungese të gjatë

Futboll

Konfirmohet: Milot Rashica luan të shtunën, pas një mungese të gjatë

news image

Pas një muaj e gjysmë, Milot Rashicën pritet ta shohim në aksion në këtë fundjavë, transmeton Sporti në Sinjali.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës tashmë është shëruar plotësisht nga lëndimi dhe pritet të luajë ndaj Augsburgut.

Kjo është konfirmuar edhe nga trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt

“Ai do të jetë në skuadër për takimin ndaj Augsburgut. Gjëja më e rëndësishme është që Rashica ndihet shëndosh dhe mirë dhe mund të arrijë nivelin e lartë të fitnesit. Rikthimi i tij do të jetë shtytje për ne”, ka deklaruar Kohfeldt.

Ndeshja mes Werder Bremenit dhe Augsburgut zhvillohet të shtunën nga ora 15:30. Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 16-të në Bundesligë. /Sporti në Sinjali/.