image Konfirmohet: Lukaku arrin sonte në Itali për ta kompletuar rikthimin te Interi

Futboll

Konfirmohet: Lukaku arrin sonte në Itali për ta kompletuar rikthimin te Interi

news image

Romelu Lukaku pritet të arrijë sonte në Itali për t’iu bashkuar Nerazurëve.

Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka konfirmuar se Romelu Lukaku do të fluturojë për në Milano në orët e ardhshme.

“Ai do të arrijë sonte ndoshta”, ka deklaruar ai.

Sipas Fabrizio Romanos, belgu pritet t’i ketë testet mjekësore të mërkurën në mëngjes dhe më pas do të shpallet marrëveshja e huazimit deri në qershor 2023, në të cilën nuk është përfshirë ndonjë klauzolë e blerjes.

/GazetaSinjaliSport/