Romelu Lukaku pritet të arrijë sonte në Itali për t’iu bashkuar Nerazurëve.
Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka konfirmuar se Romelu Lukaku do të fluturojë për në Milano në orët e ardhshme.
“Ai do të arrijë sonte ndoshta”, ka deklaruar ai.
Sipas Fabrizio Romanos, belgu pritet t’i ketë testet mjekësore të mërkurën në mëngjes dhe më pas do të shpallet marrëveshja e huazimit deri në qershor 2023, në të cilën nuk është përfshirë ndonjë klauzolë e blerjes.