Këshilli Prokurorial i Kosovës sot ka mbajtur takimin e radhës ku janë miratuar disa vendime, ndër të tjera është konfirmuar edhe lista me kandidatët për Kryeprokuror.
Në njoftimin e KPK-së thuhet se “anëtarët e KPK-së kanë konfirmuar listën prej gjashtë kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit”.
Në këtë takim është miratuar edhe Plani i personelit për vitin 2022.
Po ashtu, KPK-ja mori vendim për propozimin për lirim nga detyra të katër prokurorëve, që pritet të arrijnë moshën e pensionimit.