image Konfirmohet edhe vdekja e kosovares së tretë nga vërshimet në Gjermani, burri i kishte vdekur ditë më parë

Diasporë

Konfirmohet edhe vdekja e kosovares së tretë nga vërshimet në Gjermani, burri i kishte vdekur ditë më parë

news image

Tre kosovarë kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve me të cilat u përball shteti i Gjermanisë. Gazeta Sinjali raportoi ditë më parë se njëra nga viktimat është e reja, Vanessa Koxha, nga Kaçaniku, kurse viktima e dytë është Shaban Delija nga fshati Zahaq i Pejës, identiteti i të cilit i zbulua nga kryeministri Kurti.

Kurse sot, Albin Kurti, në telegramin e dytë të dërguar familjes Delija nga Zahaqi i Pejës, ka zbuluar identitetin e viktimës së tretë që humbi jetën si pasojë e vërshimeve në shtetin gjerman.

Bëhet fjalë për Raze Delijajn, vdekja e së cilës u konfirmua pak ditë pas vdekjes tragjike nga vërshimet, të bashkëshortit të saj, Shaban Delija.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së Raza Delija, e cila humbi jetën nga fatkeqësia e përmbytjeve në Gjermani.

Në letrën e ngushëllimit, e cila i është dërguar familjes Delija në fshatin Zahaq të Pejës, kryeministri Kurti ua ka shprehur atyre ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e dy familjarëve në fatkeqësinë natyrore që goditi Gjermaninë“, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe bashkëndjejë me ju në këto ditë të rënda dhimbjeje e pikëllimi për familjen tuaj, ka shkruar kryeministri Kurti në letrën e ngushëllimit”, ka shkruar Kurti në letrën e ngushëllimit.

/Gazeta Sinjali/