image Konfirmohet edhe nga FFK-ja, ndeshja Drita-Prishtina do të zhvillohet në Turqi

Futboll

Konfirmohet edhe nga FFK-ja, ndeshja Drita-Prishtina do të zhvillohet në Turqi

news image

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti sot mbledhjen e parë për vitin 2021, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për çështje me rëndësi në futbollin e Kosovës.

Po ashtu, KE diskutoi edhe rreth zhvillimit të ndeshjes së Superkupës, ndërmjet kampiones në fuqi Dritës dhe fitueses së Kupës, Prishtinës, e cila ndeshje zakonisht i paraprinë fillimit të edicionit të ri, por për shkaqe të pandemisë COVID-19 dhe orarit të ngjeshur të garave nuk kishte arritur të zhvillohej, andaj me pëlqimin e të dyja klubeve u vendos që kjo ndeshje të zhvillohet në Antalia më 23 janar, duke pasur parasysh se në këtë periudhë kohore të dy klubet gjenden në përgatitje në Turqi.

KE shqyrtoi edhe mundësitë e përkrahjes financiare të klubeve para fillimit të stinorit pranveror, duke pasur parasysh gjendjen e vështirë të tyre për shkak të pandemisë dhe do të bëjë gjithçka që është në mundësitë e saj që sërish t’u del në krahë klubeve.

/Sinjali Sport/