Dy shtetas të Serbisë, anëtarë të ekuipazhit të kryqëzorit “Diamond Princess”, janë infektuar nga koronavirus.
Këtë e ka konfirmuar Ministria e Jashtme e Japonisë, e cila bëri të ditur se testet për virus kanë dalë pozitive.
Kurse, autoritetet serbe njoftuan se janë duke punuar për të marrë informacione se në cilin spital në Japoni janë duke u trajtuar shtetasit e Serbisë./Gazeta Sinjali/