COVID-19

Të infektuar

10419

Të shëruar

6058

Të vdekur

341

Konfirmohen edhe pesë punëtorë të KEK-ut me koronavirus

news image

Edhe pesë punëtorë të KEK-ut kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.

KEK njofton se “të gjithë punëtorët që kanë pasur kontakte me personat e infektuar duhet që paraprakisht të vetë izolohen duke shmangur kontaktet me familjarët dhe kolegët”.

KEK u bën thirrje punëtorëve që të vazhdojnë të mbajnë higjienën dhe distancën sociale.

Njoftimi i plotë i KEK-ut:

Ju njoftojmë se pas testeve të bëra për COVID 19 kanë rezultuar pozitiv edhe 5 kolegë tonë.  Prandaj, kemi bërë planin që të gjurmohen kontaktet në KEK të cilët do të dërgohen menjëherë për testime. Të gjithë punëtorët që kanë pasur kontakte me personat e infektuar duhet që paraprakisht të vetë izolohen duke shmangur kontaktet me familjarët dhe kolegët.

Në ndërkohë kërkojmë nga të gjithë punëtorët që të vazhdojnë të mbajnë higjienën dhe distancën sociale. Me rëndësi të veçantë të gjitha grumbullimet janë të ndaluara për shkaqe të evitimit të pandemisë. Menaxherët dhe mbikëqyrësit kanë obligimin e perkujdesit për punëtorët përkatës dhe zbatimin e masave të nevojshme konform rekomandimeve të IKSHPK-së.

Menaxhmenti edhe një herë ju bën thirrje të gjithë punëtorëve të KEK-ut, që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e lëshuara nga IKSHPK-ja, duke pasur në konsideratë se rreziku nga COVID-19 ende nuk ka kaluar dhe çdo mos kujdes paraqet rrezik për të gjithë punonjësit e korporatës në tërësi!. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin