image Konfirmohen dy raste me koronavirus në Shqipëri

Rajon

Rajoni/ Konfirmohen dy raste me koronavirus në Shqipëri

news image

Janë shënuar dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se dy të infektuarit me virusin vdekjeprurës janë babë e bir, të cilët kanë udhëtuar nga Firence e Italisë për në Tiranë.

“Gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.
Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet”, thuhet në njoftim.

Kjo ministri ka apeluar qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura, që në rast se ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët do t’i përgjigjen çdo rasti.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë këshillat për mirëmbajtjen e higjienës. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/MinistriaeShendetesisedheMbrojtjesSociale/photos/a.486584464785969/2594099957367732/?type=3&theater