image Konferenca e Mynihut për Siguri, pjesëmarrës edhe Osmani, Kurti e Gërvalla

Politikë

Konferenca e Mynihut për Siguri, pjesëmarrës edhe Osmani, Kurti e Gërvalla

news image

Foto ilustruese


Konferenca e përvjetshme e Sigurisë që mbahet në Mynih është vendi ku takohen shumë liderë të botës. Edhe këtë vit është njëjtë, pasi dhjetëra liderë të botës kanë zbarkuar në Konferencën e Mynihit.

Në këtë konferencë të rëndësishme do të marrin pjesë edhe liderët e Kosovës.

Sipas listës së publikuar nga Konferenca, atje do të qëndrojnë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.  

Në agjendën e publikuar, fjalim do të mbajë veç Osmani.

Në Konferencën e Sigurisë, Osmani do të mbajë një fjalim rreth grave, paqes dhe sigurisë në një panel së bashku me zëvendëspresidentin e Kolumbisë, Franica Marquez. Fjalimi do të mbahet më 18 shkurt, nga ora 10:30-11:15.

/GazetaSinjali/