image Koncert në kohë pandemie, Spanja teston masat në tubime deri në 5 mijë veta - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

97.996

Të shëruar

82.064

Të vdekur

1.988

Koncert në kohë pandemie, Spanja teston masat në tubime deri në 5 mijë veta

news image

Sikur të gjithë të mos i mbanin maskat e bardha të shtunën mbrëma në Barcelonë, koncerti i një grupi të rokut do të ngjante me kohërat normale para pandemisë.

Hiç më pak se 5 mijë adhurues të muzikës rok u kënaqën për aq sa mundën në koncertin e madh në pikun e pandemisë.

Koncerti nuk është organizuar për argëtim, por për të parë nëse mund të respektohen masat për mbrojtje nga koronavirusi nëpër tubime të mëdha.

Masa e vetme mbrojtëse për të marrë pjesë në këtë koncert ishte përdorimi i maskave me kualitet të lartë, të cilat ofroheshin nga organizatorët e koncertit. Ndërkaq, secili prej pjesëmarrësve është testuar për koronavirus. Vetëm gjashtë prej tyre u testuan pozitivë për koronavirus.

Ishim në gjendje të ktheheshim pak në realitet. Ishim brenda një flluske të koncertit. Sonte na u dha mundësia që të kujtojmë kohën kur gjërat ishin normale. Fatkeqësisht, e sotmja nuk është normale”, ka thënë Jose Parejo, pjesëmarrës në koncert.

Koncerti nga grupi i njohur “Love of Lesbian” është mbajtur me leje të veçantë nga Ministria e Shëndetësisë në Spanjë.

Teksa pjesa tjetër e Spanjës ka masa të kufizuara për tubime deri në katër persona, pjesëmarrësit në koncert ishin plotësisht të lirë.

Koncerti ishte mirë i organizuar. Organizatorët kryen një punë të mirë me qëllim që kultura të ecë përpara. Audienca u soll mirë. Kjo na dha besim se në të ardhmen do të kemi mundësi të organizojmë koncerte të tilla, sepse kur duam mund t’i ndryshojmë gjërat”, ka thënë Emma Palou – pjesëmarrëse e koncertit.

Virologu Boris Revollo, i përfshirë në realizimin e protokolleve shëndetësore, ka thënë se koncerti ishte vetë një hap i vogël drejt mundësisë për të mbajtur ngjarje kulturore dhe koncerte edhe gjatë pandemisë. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: