Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kujtuar dhe nderuar tre viktimat e 11 Shtatorit, Simon Marash Dedvukaj, Rrok Camaj dhe Mon Gjonbalajn.
11 shtatorin e vitit 2001 katër sulme terroriste, të kryera me avionë të linjave të zakonshme ajrore goditën Amerikën.
Një event tragjik që përbën një pikë të fortë kthese për historinë e ditëve tona, pasojat e të cilit ende ndihen mbi të gjithë shoqërinë. Ajo datë, tragjike dhe ikonike bashkë, shënon momentin e gjunjëzimit të perëndimit.
Në 05:45, me orën e New York-ut, dy kamikazët kryesorë, Mohammed Atta dhe Abdulaziz al Omari kalojnë kontrollet e sigurisë në aeroportin e Portlandit.
Këtu, bashkë me tre atentatorë të tjerë ngjitën fare qetësisht në bordin e fluturimit 11 të “American Airlines” që shkojnë në Los Angeles me 92 persona në bord. Në Boston, pesë sulmues të tjerë ngjitën në bordin e Boeing 767, fluturimi 175 i “American Airlines” me 51 pasagjerë.
Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 2,977 mijë persona.
Sulmet e 11 shtatorit e goditën fort Amerikën, jo vetëm për sa i përket numrit të të vdekurve dhe plagosurve. Por, edhe për shkak të precizonit, me të cilin terroristët shkatërruan brenda një ore simbolet e fuqisë ekonomike dhe ushtarake në botë, raporton TCH.