image Komunat që shënuan raste të reja me COVID-19

Shëndetësi

Komunat që shënuan raste të reja me COVID-19

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar për 48 rastet të reja me koronavirus.

Rastet e reja vijnë nga këto 15 komuna:

Komuna Prishtinë 10 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti.

Gjatë 24 orëve, janë testuar gjithsej 645 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 48 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuaredhe 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali Prizren, 1 rast nga spitali Gjakovë dhe 1 rast nga spitali Gjilan). /Gazeta Sinjali /