Gjatë 24 orëve të fundit, 13 persona kanë vdekur nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 171 raste të reja me koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se rastet pozitive janë nga: Prishtina 46 raste, Gjilani 24 raste, Gjakova 15 raste, Vitia 13 raste, Fushë Kosova 9 raste, Peja 7 raste, Drenasi 6 raste, Prizreni 6 raste, Suhareka 6 raste, Ferizaj 5 raste, Klina 5 raste, Lipjani 5 raste, Dragashi 4 raste, Istogu 3 raste, Kamenica 3 raste, Malisheva 3 raste, Obiliqi 3 raste, Podujeva 3 raste, Vushtrria 2 raste dhe me nga një rast Mitrovica, Rahoveci dhe Shtimja.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve 190 persona janë shëruar, ndërsa janë testuar gjithsej 463 mostra.
Numri total i rasteve me COVID-19 është 10,590, prej të cilave 3.988 janë aktive.
Më poshtë, gjeni edhe fshatrat prej nga vijnë të infektuarit e 24 orëve të fundit. /Gazeta Sinjali