image Komunat dhe fshatrat nga ku dolën rastet e reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Shëndetësi

Komunat dhe fshatrat nga ku dolën rastet e reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se kanë vdekur 10 persona nga koronavirusi, ndërsa janë shënuar 111 raste të reja me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: Prishtina 25 raste, Peja 13 raste, Gjilani 10 raste, Gjakova 7 raste, Mitrovica 7 raste, Vushtrria 6 raste, Ferizaj 5 raste, Drenasi 4 raste, Obiliqi 4 raste, Podujeva 4 raste, Fushë Kosova 3 raste, Klina 3 raste, Rahoveci 3 raste, Skenderaj 3 raste, Deçani 2 raste, Malisheva 2 raste, Prizreni 2 raste, Vitia 2 raste dhe me nga një rast Istogu, Kamenica, Kaçaniku, Lipjani, Novobërda dhe Shtimja.

Në 24 orët e fundit janë testuar 448 mostra, ndërsa numri total i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 12 mijë e 448.

Më poshtë gjeni tabelën e IKSHPK-së që përfshin edhe fshatrat prej nga vijnë të infektuarit e 24 orëve të fundit. /Gazeta Sinjali

159 TË SHËRUAR DHE 111 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Sunday, August 23, 2020