image Komuna ua ndaloi banorëve ta përdorin si depo të mbeturinave - hapësira publike në Prishtinë veç sa "s'kërcet" nga bërlloku

Sinjalizime

Komuna ua ndaloi banorëve ta përdorin si depo të mbeturinave – hapësira publike në Prishtinë veç sa “s’kërcet” nga bërlloku

news image

Ndonëse tashmë ekzistojnë vendet adekuate për hedhjen e mbeturinave, ato po vazhdojnë të mbesin problematike për kryeqytetin, shkruan Gazeta Sinjali.

Me një problem të tillë po ballafaqohen edhe banorët e një ndërtese në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Banorët e kanë njoftuar Sinjalin se bashkërisht e kanë caktuar një pjesë të ndërtesës që ta shfrytëzojnë si depo të mbeturinave.

Kjo hapësirë pasi është modifikuar nga banorët, është prishur nga Komuna e Prishtinës nën arsyetimin se ajo është pronë publike.

E njëjta hapësirë tashmë gjendet përplot me mbeturina, por jo nga banorët e ndërtesës, por nga qytetarët kalimtarë.

“Kjo hapësirë është ndreq prej banorëve që të përdoret si depo e mbeturinave, por komuna u ardhë e ka prish e na ka thanë që është hapësirë publike e duhet me liru”, tha njëri nga banorët.

Ky banor i tha Sinjalit se bërlloku i mbledhur aty po iu shkakton shumë probleme, sidomos aroma e keqe që mbizotëron.

Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje edhe në adresë të komunës së Prishtinës, por deri në publikimin e lajmit, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

/GazetaSinjali/