Komuna e Prishtinës ka rrënuar dy anekse të ndërtuara pa leje në afërsi të Gërmisë, transmeton Sinjali.
Rrënimi i këtyre anekseve sipas komunës vjen si pasojë e mosrespektimit të urdhëresave të inspektoratit, pasi ishte konstatuar se dy anekset ishin ndërtuar në kundërshtim me lejen ndërtimore.
“Drejtoria e Inspeksionit në vazhdimësi ka njoftuar se për shkeljen e Ligjit të ndërtimit më i dëmtuari mbetet vet investitori. Ngase ndërtimet pa leje, dënohen dhe rrënohen. Dhe kjo vlen për të gjithë ndërtuesit pa leje, pa dallime”, thuhet në njoftimin e komunës. /GazetaSinjali/