image Komuna njofton për shërbimet mjekësore në festat e fundvitit

Kosovë

Shëndetësi/ Komuna njofton për shërbimet mjekësore në festat e fundvitit

news image

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për Qendrat Mjekësore që do të kujdestarojnë në festat e fundvitit.

Komuna njofton për Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendrën e Mjekësisë Urgjente dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare nr 2,4,5 e 6 se do të jenë kujdestare në festat e fundvitit në mënyrë që të ofrojnë shërbime mjekësore sipas nevojës që qytetarët do të kërkojnë.

Komuna ka treguar për orarin që këto qendra do të jenë në shërbim.

Njoftimi i plotë:

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Qendra e Mjekësisë Urgjente dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare nr 2,4,5 e 6 ë do të jenë kujdestare gjatë festive të fundvitit në mënyrë që të ofrojnë shërbime shëndetësore për të gjithë qytetarët sipas nevojës.

Datat dhe orari i kujdestarisë:

E mërkurë, 25 dhjetor 2019

E mërkurë, 1 janar 2020

E enjte, 2 janar 2020

E martë, 7 janar 2020

Qendra e Kryesore e Mjekësisë Familjare 24 h

Rr. Fehmi Agani (Qendër )

Qendra e Mjekësisë Familjare 2 07:00 – 19:00

Rr. Vllezërit Fazliu (Kodra e trimave )

Qendra e Mjekësisë Familjare 4 24h

Rr. Myrvete Maksutaj (Afër Medresës)

Qendra e Mjekësisë Familjare 5 24h

Rr. Nëna Tereza (Dardania)

Qendra e Mjekësië Familjare 6 07:00 -19:00

Rr. Hyzri Talla (Bregu i Diellit)

Qendra e Mjekësisë Urgjente 24 h

Rr. Fehmi Lladrovci