image Komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19

Shëndetësi

Komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19

news image

Ministria e Shëndetësisë sot ka njoftuar se janë regjistruar edhe 100 raste të reja me COVID-19, si dhe asnjë rast i vdekjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Ministrisë numri më i madh i rasteve aktive është në Podujevë ku janë 16 raste aktive.

Kurse Komuna e Prishtinës dhe ajo e Gjakovës kanë 13 raste aktive, Ferizaj ka 8 raste aktive. Ndërkaq Mitrovica, Peja, Gjilani dhe Gllogoci kanë nga 7 raste aktive, Vushtrria ka 4 raste aktive kurse Fushë Kosova 3 raste aktive.

Kurse Komuna e Shtimes, Prizrenit, Rahovecit dhe Lipjanit kanë nga dy raste aktive. Vetëm me nga një rast aktiv janë Komuna e Kamenicës, Dragashit, Deçanit, Obiliqit, Suharekës dhe Skënderajt.

/Gazeta Sinjali/