image Komuna më e prekur nga koronavirusi në Kosovë, sot konfirmon shërimin e pesë pacientëve

Shëndetësi

Komuna më e prekur nga koronavirusi në Kosovë, sot konfirmon shërimin e pesë pacientëve

news image

Komuna e Ferizajt ka konfirmuar sonte shërimin e pesë pacientëve me Covid-19.

Komuna e Ferizajt e cila është e para për nga numri i të prekurve me Covid-19, sonte ka konfirmuar shërimin e pesë pacientëve, duke e çuar në 103 numrin total të të shëruarve.

Po ashtu, Ferizaj ka shënuar zero raste të reja nga dhjetra mostra të testuar ditëve të fundit.

“Lajmi i mirë: 5 ferizajas të shëruar nga COVID-19 që çon numrin në 103 të shëruar e zero raste të reja nga dhjetëra mostra të marra ditëve të fundit. Shërim të shpejt të infektuarve tjerë”, thuhet në njoftimin e komunës./Gazeta Sinjali/