image Komuna ia rrëzon shtëpinë familjes nga Prishtina

Sociale

Komuna ia rrëzon shtëpinë familjes nga Prishtina

news image

Gjatë ditës së sotme iu është rrënuar shtëpia një familjes nga Prishtina, në rrugën “Driton Azemi”, duke e lënën në rrugë pronarin me probleme shëndetësore dhe gruan e tij me fëmijë të mitur.

Pronari i shtëpisë, Rexhep Gashi tha se jeton tash e sa vite në atë pronë, teksa ka njoftuar se shtëpia që ia kanë rrënuar ka qenë e ndërtuar nga një shoqatë bamirësie nga Mitrovica.

Gashi deklaroi se nuk di asgjë si kanë shkuar procedurat në lidhje me lejen e ndërtimit për shtëpinë.

Bashkëshortja e tij deklaroi se në muajin e Ramazanit kanë filluar punimet, ku sipas saj komuna ua ka ndërprerë, kurse tani që i kanë filluar prapë komuna ua ka rrëzuar shtëpinë duke i lënë në rrugë. /Gazeta Sinjali/