Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari njoftoi se sot ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi.
Ai tha se granti i fituar prej 207 mijë eurosh ka ardhur si rezutlat i punës të mirë të kësaj komune dhe transparencës.
“Granti 207 mijë euro do të përdorët për realizimin e projekteve kapitale për këtë vit, duke përfshirë krijimin e hapësirave të gjelberta, ndërtimin e terreneve sportive, ndriqim publik dhe trotuare”, ka shkruar Jashari./ Gazeta Sinjali/