Pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Polac të komunës së Skenderajt, ku tre persona mbetën të lënduar dhe një shtëpi është shkatërruar si pasojë e shpërthimit të bojlerit, kjo familje është vizituar nga kryetari i komunës, Bekim Jashari.
Përmes një postimi në Facebook, Jashari ka bërë të ditur se shpenzimet e akomodimit të përkohshëm të kësaj familje do t’i merr përsipër komuna e Skenderajt, derisa të bëhet një zgjidhje e banimit për këtë familje.
“Vërtet ngjarje e rëndë e me dëme të mëdha materiale por fatmirësisht pa pasoja të mëdha në njerëz. Anëtarëve të lënduar të kësaj familje iu urova shërim të shpejtë dhe i sigurova që do të qëndrojmë afër tyre në tejkalimin e kësaj fatkeqësie“, ka shkruar ndër të tjera Jashari. /GazetaSinjali/