image Komuna e Prizrenit nuk e kursen rrymën, 'harron' ndezur ndriçimin publik gjatë ditës

Sinjalizime

Komuna e Prizrenit nuk e kursen rrymën, ‘harron’ ndezur ndriçimin publik gjatë ditës

news image

Kursimi i energjisë elektrike është bërë temë që po trajtohet çdo ditë prej kur çmimi i saj u rrit. Për shpenzim racional të rrymës ka bërë thirrje edhe Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo, jo të gjithë po e kursejnë rrymën, madje disa edhe po e përdorin kur nuk është nevoja. Bëhet fjalë për ndriçimin publik në një rrugë të Prizrenit.

Në rrugën kah Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” në pikë të ditës janë lënë dritat e ndriçimit publik ndezur.

Një sinjalizues ka dërguar fotografi si dëshmi të kësaj pakujdesie dhe tha se kjo ndodh shumë shpesh.

Çdo ditë ndodhë lihen dritat ndezur, por sot vendosa t’i incizojë“, tha ai për Sinjalin.

“Shaqir Totaj e ka kapë me seriozitet punën e kryetarit. Që ta luftojë korrupsionin i duhet shumë dritë”, tha sinjalizuesi.

Ai tha se videoja është bërë sot rreth orës 15:00.

/GazetaSinjali/