image Komuna e Prizrenit ka një njoftim për familjet me gjendje të rëndë ekonomike

Kosovë

Komuna e Prizrenit ka një njoftim për familjet me gjendje të rëndë ekonomike

news image

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se është duke u kujdesur në përmbushjen e nevojave të familjeve me gjendje të rëndë ekonomike duke i furnizuar me pako ushqimore gjatë këtyre ditëve të izolimit për shkak të pandemisë COVID-19.

Tutje, nga komuna njoftojnë përmes një postimi në rrjetin social Facebook se familjet me gjendje të rëndë ekonomike janë përzgjedhur sipas databazës së Qendrës për Punë Sociale.

“Me anë të këtij njoftimi ftojmë familjet e tjera me gjendje të rëndë ekonomike të cilat nuk janë të përfshirë në kategoritë sociale dhe nuk gjenden në databazën e Qendrës për Punë Sociale, të paraqiten në Qendrën e Thirrjeve të Komunës së Prizrenit në numrin pa pagesë 0800 19 200 apo në Viber dhe WhatsApp në numrin +383 45 119 200 për të qenë përfitues potencialë me pako ushqimore. Familjet e paraqitura në Qendrën e Thirrjeve fillimisht do të verifikohen nga komisioni i QPS-së për gjendjen e tyre ekonomike dhe më pas do të furnizohen me pakot ushqimore”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/kkprizren/posts/1294990954035172