image Komuna e Prishtinës zgjat orarin e punës me palë

Komuna e Prishtinës zgjat orarin e punës me palë

news image

Komuna e Prishtinës ka njoftuar të premten për një vendim të ndryshimit të orarit të punës me palë në Sektorin e Gjendjes Civile dhe në Qendrën për Shërbim me Qytetarë.

Sipas njoftimit, nga e hëna e ardhshme orari i punës me palë në këto dy sektorë, do të jetë duke filluar nga ora 07:30 deri në orën 16:00.

“Ju njoftojmë se, Drejtoria e Administratës së Kryeqytetit, ka marr vendim për ndryshimin e orarit të punës me palë në Sektorin e Gjendjes Civile (SGJC) dhe në Qendrën për Shërbim me Qytetarë (QSHQ). Tani e tutje, orari i punës me palë në këto dy sektorë, do të jetë duke filluar nga ora 07:30 deri në orën 16:00. Vendimi hyn në fuqi nga dita e Hënë, më datë 06 qershor 2022”, thuhet në njoftim.

Komuna ka thënë po ashtu se vendimi është marrë bazuar në numrin e madh të kërkesave për shërbime nga qytetarët e kryeqytetit.

Para këtij vendimi, orari i punës me palë ka qenë 08:00 – 16:00.

/GazetaSinjali/