Komuna e Prishtinës njoftoi se prej sot e rifillon shpërndarja e shujtave të ngrohta për të gjithë ata që kanë nevojë.
Ushqimi do të shpërndahet në dy pika në ora 12:00 në “Tophane” dhe “Aktash”.
Shujta do të përmbajë gjellë, sallatë, pemë dhe bukë do ketë dyfish më shumë sesa zakonisht për gjithë ata që kanë nevojë.
“Ushqimin vetëm mund ta marrin me veti. Ne e kemi blerë një numër të madh të pajisjeve plastike përmes së cilave mund të bartet ushqimi, mirëpo i inkurajojmë të gjithë që të marrin pajisje me vete. Jemi kujdesur që të gjithë ambientin ku do shpërndahet ushqimi ta kemi të dezinfektuar dhe brenda një niveli të lartë higjienik”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Njëkohësisht, Komuna bën thirrje që të gjithë përfituesit e shujtës se gjatë procesit të marrjes së ushqimit të mbajnë distancë në mes tyre gjatë pritjes në rend./Gazeta Sinjali/