image Komuna e Prishtinës shpall konkurs për 25 psikologë në shkolla

Arsim

Komuna e Prishtinës shpall konkurs për 25 psikologë në shkolla

news image

Komuna e Prishtinës ka shpallur konkurs për pranimin e 25 psikologëve në shkolla.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati në një konferencë për medie.

“Sot e hapëm konkursin për punësimin e 25 psikologëve shkollorë dhe dëgjuam kërkesat e nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve të Prishtinës. Nuk do ta lëmë asnjë shkollë pa psikolog! Një zotim i përmbushur për të jetësu planin për siguri në shkolla”, u shpreh Musmurati.

Ajo më tej ka thënë se që nga marrja e mandatit siguria e nxënësve si në aspektin fizik, por edhe mendor është prioritet për të.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

/GazetaSinjali/