image Komuna e Prishtinës prezanton sot të gjeturat nga hulumtimet me testet serologjike

Shëndetësi

Komuna e Prishtinës prezanton sot të gjeturat nga hulumtimet me testet serologjike

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Bujar Gashi, do të mbajnë sot një konferencë për media për të prezantuar gjetjet kryesore nga dy hulumtimet e kryera lidhur me seroprevalencën COVID-19, përcjell Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Prishtinës tregohet se hulumtimi është i ndarë në dy pjesë, ku pjesa e parë ofron të dhëna për punonjësit shëndetësorë dhe punëtorët e Komunës së Prishtinës, kurse pjesa e dytë ofron të dhëna për qytetarët e kësaj komune.

Hulumtimi i parë është i ndarë në dy pjesë dhe ofron të dhëna në lidhje me seroprevalencën tek punonjësit shëndetësor dhe punëtorët e Komunës së Prishtinës. Ndërkaq hulumtimi i dytë ofron të dhëna në lidhje me seroprevalencën tek qytetarët e Prishtinës. Që të dy hulumtimet janë realizuar nga Komuna e Prishtinës, në vazhdën e përpjekjeve për të menaxhuar dhe për të ju përgjigjur nevojave të dala si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia me sëmundjen COVID-19”, thuhet në njoftim.

Konferenca do të mbahet sot në sallën e konferencave në Komunën e Prishtinës me fillim nga ora 12:00./Gazeta Sinjali/