image Komuna e Prishtinës prezanton konceptin për vendkalime të sigurta

Komuna e Prishtinës prezanton konceptin për vendkalime të sigurta

news image

Komuna e Prishtinës, pasditën e sotme ka prezantuar konceptin e ri për vendkalime të sigurta, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu.

“Rruga “Dëshmorët e Kombit” ka korsi në dy drejtime të kundërta. Edhe pse me vendkalime me semafor në cep, prapë mesi shfrytëzohet shpejtë e shpejtë. Sipas standardeve të sigurisë, vendkalimet në rrugë të tilla duhet të trajtohen ndryshe nga ajo çfarë jemi mësuar”, ka njoftuar ajo.

Postimi i plotë i Sahatçiut:

Po e prezantojmë për herë të parë konceptin “staggered crossing” për vendkalime të sigurta 🤩

Rruga “Dëshmorët e Kombit” ka korsi në dy drejtime të kundërta. Edhe pse me vendkalime me semafor në cep, prapë mesi shfrytëzohet shpejtë e shpejtë. Sipas standardeve të sigurisë, vendkalimet në rrugë të tilla duhet të trajtohen ndryshe nga ajo çfarë jemi mësuar.

Iliriku me kolegët e tij të mobilitetit dhe NPB kanë bërë matjet e përgatitjet e para. Koncepti “staggered crossing” është specifik për vendkalime në këto raste.

Pak nga pak, çdo vendkalim më i sigurtë. 🚧🚦

Krenare me ekipin! 👏🏻

Po e prezantojmë për herë të parë konceptin "staggered crossing" për vendkalime të sigurta 🤩Rruga "Dëshmorët e Kombit"…

Posted by Donjeta Sahatçiu on Tuesday, February 14, 2023

/GazetaSinjali/