Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot do të bëjë pastrimin gjeneral të rrugës “Muharrem Fejza”, ku bashkë me të do të pastrohen edhe rrugët lidhëse si dhe hapësirat tjera publike, shkruan Gazeta Sinjali.
Pastrimi do të bëhet nga ora 09:00, teksa pas pastrimit, do të bëhet edhe rikultivimi i sipërfaqeve të gjelbra në këto hapësira.
Komuna e Prishtinës kërkon nga banorët e lagjes që sot të mos i parkojnë automjetet në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare në mënyrë që të mos pengojnë punimet.
“Lusim qytetarët për bashkëpunim, pasi në rast të mos respektimit të këtij njoftimi, Komuna e Prishtinës nuk merr përgjegjësi për dëmtime të mundshme të veturave apo mjeteve tjera motorike në këto rrugë dhe hapësira tjera publike të kësaj zone”, thuhet në njoftim.