image Komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Do të aktivizohet alarmi në rast tërmeti

Kosovë

Njoftim/ Komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Do të aktivizohet alarmi në rast tërmeti

news image

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar qytetarët se po ndërmerren masa për të rritur nivelin e sigurisë, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipëri.

Përmes një njoftimi në Facebook, Tahiri, ka kërkuar që qytetarët të ruajnë qetësinë pasi që në rast emergjence, komuna do të aktivizojë alarmin.

“Kërkojmë nga qytetarët që ta ruajnë qetësinë. Komuna e ka aktiv sistemin e alarmimit publik, dhe ai do përdoret në rast nevoje”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tahiri ka njoftuar qytetarët se ekipet përkatëse të Shërbimeve Publike dhe ato kujdestare të Inspeksionit janë në gjendje gatishmërie në ndonjë rast emergjence

“Komuna e Prishtinës, krahas gatishmërisë për ofrimin e ndihmës për bashkëkombasit tanë në Shqipëri, ka aktivizuar edhe ekipet e veta emergjente për monitorim të gjendjes në Kryeqytet. Gjithashtu, Komuna ka kërkuar nga zjarrfikësit, kompanitë komunale dhe rajonale, si dhe ato të kontraktuara, të mirëmbajtjes së rrugëve, që me të gjitha kapacitetet njerëzore dhe makineritë e tyre të jenë të gatshme për ndihmë në rast nevoje”, ka shkruar Tahiri./Gazeta Sinjali/