Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do t’i dhurojë “Çelësin e Qytetit” Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanovic, i cili nesër do të vizitojë edhe Komunën e Prishtinës.
Sipas njoftimit të komunës, ceremonia do të mbahet në orën 15:00, në ndërtesën e vjetër të komunës.
“Komuna e Prishtinës ju fton në ceremoninë e dekorimit me “Çelësin e Qytetit” për Presidentin e Malit të Zi Sh.T. Milo Gjukanovic, nesër, në ora 15:00, në ndërtesën e vjetër të Komunës”, thuhet në njoftim.